Në bazë të nenit 182 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin e Tetovës, Statutit të Universitetit të Tetovës dhe nevojës për angazhimin e personave në thirrje të titulluara, shpallet

KONKURS

për zgjedhje të mësimdhënësve në thirrje të titulluara në njësitë e Universitetit të Tetovës

 

Shpallet konkurs për zgjedhje në thirrje të titulluara në njësitë e Universitetit të Tetovës, si në vijim:

 

 

FAKULTETI I ARTEVE

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar për lëndët profesionale-artistike në lëmin Artet e shfaqjes skenike (6.04.02.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar për lëndët profesionale artistike në lëmin Artet аudiovizuale, Filmologji (6.04.02.04, 6.04.02.06 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI FILOLOGJIK

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Gjuhë gjermane, Tjetër (6.02.01.17, 6.02.01.33 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI FILOZOFIK

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Sociologjia (5.04.00.01 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I ADMINISTRATË BIZNESIT

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Ekonomia, Tjetër (5.02.00.01, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Menaxhmenti dhe biznesi (5.02.00.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI EKONOMIK

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Financa, Tjetër (5.02.00.07, 5.02.00.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Financa, Kontabilitet (5.02.00.07, 5.02.00.06 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI JURIDIK

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Historia e së drejtës, E drejta penale materiale (5.05.00.22, 5.05.00.03 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

 

  1. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Protetikë stomatologjike, Tjetër (3.05.01.04, 3.05.01.11 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  2. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Kirurgji orale (3.05.01.09 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  3. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Imunologji (3.01.00.08 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  4. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Fizikë mjekësore (3.01.00.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).
  5. Një mësimdhënës në thirrje të titulluar docent/profesor inordinar në lëmin Diagnostifikimi me rëntgen në stomatologji (3.05.01.10 nga klasifikimi i sferave, fushave dhe lëmenjve shkencorë-hulumtues sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Fraskatit).

 

 

 

Kandidatët për zgjedhje në thirrje të titulluara duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore në pajtim me nenin 166 të Ligjit për arsimin e lartë apo në thirrje mësimore-shkencore për lëndët profesionale artistike në pajtim ne nenin 167 të Ligjit për arsimin e lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 82/2018 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2021 dhe 58/2024), si dhe kushtet e veçanta të përcaktuara me aktet e përgjithshme të Universitetit të Tetovës.

 

Plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta kandidatët duhet ta vërtetojnë me dorëzimin e dokumentacionit të mëposhtëm:

 

  • Fletëparaqitje (merret në Arkivin e Universitetit),
  • Diplomë dhe certifikatë të notave për kryerjen e studimeve deridiplomike (origjinal dhe nga një kopje të vërtetuar në noter), diplomat e huaja të jenë të nostrifikuara dhe të plotësuara me aktvendim të ministrisë për ekuivalentimin e notave,
  • Diplomë dhe certifikatë të notave për kryerjen e studimeve të magjistraturës (origjinal dhe një kopje të vërtetuar në noter), diplomat e huaja të jenë të nostrifikuara dhe të plotësuara me aktvendim të ministrisë për ekuivalentimin e notave,
  • Diplomë për kryerjen e ciklit të tretë të studimeve – studime të doktoraturës nga fusha shkencore në të cilën bëhet zgjedhja,
  • Listë dhe nga një kopje nga punimet e publikuara shkencore,
  • Dëshmi për njohje të një nga gjuhët e huaja botërore,
  • Biografi e shkurtër,
  • Vendim për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore apo shkencore-profesionale (nëse më përpara është zgjedhur në institucion tjetër),
  • Dokument me dëshmi për përvojë profesionale (veprimtari mësimore, veprimtari kërkimore-shkencore, veprimtari profesionale-artistike dhe të zbatuar, si dhe veprimtari të interesit më të gjerë) – dokumenti duhet të jetë i sistemuar sipas llojit të veprimtarisë dhe sipas periudhës,
  • Certifikatë të shtetësisë.

 

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit të Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

 

Universiteti i Tetovës